4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Heldt: Gjermania e mirëpret heqjen e taksës, Kosova dhe Serbia të koncentrohen në luftën me koronavirus

Rekomandime

Gjermania e mirëpret tërheqjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe.Këtë e ka bërë të ditur ambasadori gjerman në Kosovës Christian Heldt.“Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

- Advertisement -

Ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim. Detyra tani është të rindërtohet gradualisht besimi për procesin e udhëhequr nga BE”.

Heldt shtoi se ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet.Diplomati gjerman theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të përballen me situatën e krijuar nga koronavirusi.“Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet e tjera brenda kornizës ekzistuese të BE-së.

BE ka ofruar mbështetjen këtu e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të qarkullimit të mallrave nga të dy palët tani.Të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të përballen me sfidën e pashembullt me koronavirusin. Kjo nuk është koha për manovrime politike, por për t’u përqendruar në tejkalimin e krizës shëndetësore”.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit