4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Heqja e vizave për Kosovën, këto dy shtete të mëdha po e “bllokojnë procesin”

Rekomandime

Vendimi përfundimtar për regjimin pa viza për qytetarët e Kosovës edhe më tutje është në duar të Këshillit të BE-së, ku që nga 2018 nuk është biseduar për te, kanë thënë në Bruksel për “Tanjug”.

Dje është njoftuar se Këshilli për liri qytetare, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian (LIBE) në takimin e fundit përsëri mbështeti liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaporta të Kosovës.

- Advertisement -

Votimi i sërishëm i Këshillit LIBE, në bazë të raportit të raportuesit për liberalizim të vizave Tanja Fajon, është vërtetim i mbështetjes ekzistuese të parlamentit Evropian në disa raste gjatë viteve 2018 e 2019 që i ka dhënë rekomandim Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Komisioni Evropian në qershor 2018 ka publikuar njoftimin se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim dhe i ka propozuar BE-së që të liberalizoj regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Por përkundër rekomandimit të Komisionit dhe mbështetjes së Parlamentit Evropian anëtarët e BE-së nuk patën arrit marrëveshje rreth kësaj çështje.

Në Komisionin Evropian për “Tanjug” kanë thënë se “nuk risi rreth regjimit pa viza për qytetarët e Kosovës ” duke përkujtuar se vendimi përfundimtar rreth kësaj merret nga anëtarët e BE-së.

- Advertisement -

Që Kosova të marr liberalizimin e vizave për Shengen, duhet të fitoj mbështetjen e shumicës së kualifikuar të Këshillit të BE-së (më shumë se 55 për qind të anëtarëve me më së paku 65 për qind të popullatës).

Krahas vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaporta të Kosovës në radhë të parë e kundërshtojnë Franca dhe Holanda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit