0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Herën tjetër sillni para”, përplasen Grenell dhe eurodeputetja gjermane

Rekomandime

Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar ish të dërguarit të Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard, Grenell, pasi ky i fundit kaloi përmes pikës kufitare në Merdare për në Serbi, duke thënë se këtë pikë e vuri në funksion Trump.

“Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik që ai arriti”, ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Twitter.

- Advertisement -

Por, Cramon reagoi duke thënë se një gjë e tillë do të ishte mirë, nëse do të ishte e vërtetë, duke e ftuar që herën tjetër ai të sjell pak para.

“Pika kufitare në Merdare u ndërtua nga 6 milionë euro, para të taksapaguesve të BE-së. Herën tjetër, në vend që të riemërtoni Liqenin e Ujmanit, sillni edhe pak para”, është shprehur Cramon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit