2.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Heronjtë e heshtur të tërmetit në Shqipëri: Nga qeni i FSK-së te ushtari shqiptar me lot në sy

Rekomandime

Viktima, rrënoja, lot, dhimbje… është momenti të ndalemi pak! Të shohim një tjetër anë, atë të “bukurën” e kësaj tragjedie kombëtare. Sot e bukura ka marrë një tjetër kuptim, është e keqja më e pakët, por kjo tragjedi ka nxjerrë një pah një popull solidar, mirëpritës, dashamirës.

- Advertisement -

Që nga orët e hershme të ditës së djeshme kur ra tërmeti i parë tragjik mbi disa zona në Shqipëri, shumë ekipe të kërkim-shpëtimit kanë ndërmarrë aksione për të gjetur, të gjallë ose të vdekur, njerëzit që kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e objekteve të shkatërruara.

Ndonëse lajme të shumta u dhanë gjatë këtyre orëve, është momenti për të folur për heronjtë… heronjtë e heshtur që punojnë shumë dhe flasin pak, që në ditë normale i harrojmë që ekzistojnë!

Për policët, ushtarakët, qytetarët… dhe qenin e FSK-së!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit