2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hill: Duam t’i shohim kufijtë në rajon sipas konceptit të “Ballkanit të hapur”

Rekomandime

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill ka thënë sot se beson që Marrëveshja e Ohrit do të ketë efekt pozitiv në gjithë rajonin e Ballkanit, raporton RTV.

Ai ka thënë se shpreson që marrëveshja të shënohet në histori si pika prej ku filloi normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu edhe si një pikë kthese prej ku u filluar të trajtohen problemet dhe bashkëpunimi ekonomik.

- Advertisement -

“Ndoshta është shumë herët për të thënë. Shpresoj se Marrëveshja e Ohrit do të shënohet në histori. Nga njëra anë, si pika nga e cila filloi normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe bëri që kufijtë të bashkojnë njerëzit, dhe jo të ndajnë. Gjithashtu, se do të jetë një pikë kthese nga e cila filluam të merremi me çështjet ekonomike në radhë të parë dhe bashkëpunimin ekonomik”, ka thënë Hill.

Ai shtoi se gjatë dy ditëve të fundit, kur ishte në vizitë në Luginë të Preshevës, ai vetë bëri përpjekje për të shpjeguar se Marrëveshja e Ohrit ka të bëjë me Kosovën dhe jo me Luginën e Preshevës.

Megjithatë thotë se SHBA-ja me siguri do të angazhohet për të ndihmuar pjesë të ndryshme të rajonit për të gjetur rrugën e tyre përpara.

- Advertisement -

“Duhet thënë se kjo marrëveshje e zhvendos përgjegjësinë te të gjithë ne që të bëjmë përpjekje për ta ndihmuar këtë rajon të forcohet dhe të përparojë përmes zhvillimit ekonomik. Të gjitha vendet dhe banorët e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë përpjekje për ta afruar rajonin me BE-në përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, dhe kjo nuk është detyrë politike, por në radhë të parë ekonomike”, ka deklaruar Hill.

Hill ka thënë se ajo çfarë SHBA do të dëshironte të ndodhte është që kufijtë në Ballkan të jenë sipas konceptit të “Ballkanit të Hapur”, pra që “i afrojnë njerëzit dhe jo t’i ndajnë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit