2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Historia e jashtëzakonshme e miliarderit: Nuk ka më asnjë cent, por është i lumtur

Rekomandime

Charles Chuck Feeney, themeluesi i “Duty Free Shoppers” është zyrtarisht trokë, ashtu siç vetë ka dëshiruar prej kohësh.

- Advertisement -

Dikur llogaritë e tij bankare përfshinin shifra marramendëse, por tashme 89-vjeçari nuk gëzon asnjë kacidhe.Mësohet se ish-miliarderi i ka dhënë të gjitha paratë për bamirësi. Në një artikull ekskluziv, prestigjiozja “Forbes” shkruan “Miliarderi që dëshironte të vdiste i varfër, është zyrtarisht pa para”.

Përgjatë karrierës së tij, Feeney ka dhuruar në mënyrë sekrete dhe larg bujës mediatike shuma të mëdha për bamirësi. Përherë ka qenë admirues i jetës së thjeshtë, çka duket fare mire edhe nga apaartamenti i tij modest në San Francisco.

Gjatë katër dekadave të fundit, Feeney ka dhuruar më shumë se 8 miliardë dollar për bamirësi, universitete dhe fondacione në të gjithë botën.Së fundmi, ekzaktësisht më 14 shtator, 89-vjeçai i zbrazi totalisht llogaritë e tij dhe nuk mund te ishte më i lumtur.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit