1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Historia e mësuesit që ngriti shkollën e fshatit në Skrapar dhe u martua me amerikanen 15 vite më të madhe

Rekomandime

Donald Dervishi e nis rrëfimin duke treguar sesi u bë mësuesi i fshtatit Vendresh në zonën e Skraparit.

- Advertisement -

”Në vitin 2004 pasi përfundova studimet, vendosa që të jepja kontributin tim tek fshati im që gjendet në zonën e Therepeles në Skrapar, ku ndërsa unë isha mësues, nxënësit e mi ishin 4 vite më të mëdhenj se unë” tregon Donaldi për Report TV.

Ai jepte lëndën e gjuhës shqipe në atë kohë dhe e kishte me shumë pasion. Më pas i riu mësoi se në fshatin Vëndresh të Skraparit, nuk kishte shkollë për fëmijët e vegjël, kështu që në mënyrë vullnetare, së bashku me një kolegun e tij, vendosi që të ndërtonte shkollën e fshatit.

”Isha kaq i emocionuar sepse po bëja diçka për ata fëmijë, duke i dhënë një të ardhme për t’u shkolluar” tha Donaldi gjatë intervistës.

- Advertisement -

Ai së bashku me mikun e tij, kishin finalizuar kështu një ëndërr që tashmë u bë realitet, duke e bërë fshatin me shkollë.

Më pas, në vitin 2012, Donaldi u fut në radhët e forcave të armatosura shqiptare, për t’u futur pas kësaj përvoje në spektaklin “Big Brother Albania”.

- Advertisement -

Teksa foli dhe për jetën e tij personale, Donaldi tregoi se është martuar me nje grua 15 vite më të madhe dhe se dashuria është e verbër në të gjitha kuptimet e fjalës.

”Kur u martova me time shoqe, nuk pas as moshën, as kombësinë, por zgjodha njeriun” tha Donaldi.

”Familjarët e mi kur e panë që ne e kishim shumë seriozisht, e pranuan këtë fakt dhe sot ne jemi prindër të një vajze të vogël” vazhdoi më pas ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit