3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Historia e panjohur e shqiptarëve të padëshiruar në Turqi

Rekomandime

Nga: Ryan Gingeras (pjesë nga libri i tij, “Brigje të pikëlluara: Historia e panjohur e shqiptarëve në Turqi dhe fundi i Perandorisë Osmane, 1912- 1923)

- Advertisement -

Bijë plangprishës e të padëshiruar: Shqiptarët dhe kontradiktat e shtetndërtimit turk

Në fillim të gushtit 1923, Ministria e Brendshme turke mori njoftime sipas të cilave 1200 shqiptarë ishin mbledhur në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, dhe kërkonin të hynin në Republikën turke. Ata vinin kryesisht nga Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve dhe jetonin në një gjendje “mjerimi dhe vuajtjesh”, ndërkohë që prisnin të kalonin në Thrakë. Eventualisht ata u kthyen mbrapsht, ndonëse Ministria turke u kërkoi zyrtarëve bullgarë që të kujdeseshin për mirëqenien e tyre.

Oficeri që raportonte rreth rastit të shqiptarëve që kalonin kufirin nga Bullgaria, shtonte një vërejtje interesante, kur bënte fjalë për refuzimin e shtetit turk të lejes për hyrjen e këtyre refugjatëve. Ai deklaronte troç se një numër i madh shqiptarësh po emigronin nga Shqipëria dhe Jugosllavia, dhe se atyre në fillim u qe ndaluar prerazi të vendoseshin në Stamboll, Bursë dhe Izmir. E, megjithatë, me kalimin e kohës, shteti kishte hasur në vështirësi për t’i sistemuar në mënyrë permanente këta refugjatë shqiptarë në destinacionet e caktuara ose t’ua ndalonte atyre të kërkonin vendbanim në zonat dikur të ndaluara për ta. Për këtë arsye, deklaronte ai, Asambleja Kombëtare kishte vendosur të ndalonte hyrjen e çdo shqiptari me pasaportë shqiptare ose serbe në Republikën e Turqisë. Ndërkohë që duhej të krijohej hapësirë për “katërqind mijë myslimanët dhe turqit” që mbërrinin nga “Rumelia”, një fjalë osmane kjo për krejt Ballkanin e Jugut.

- Advertisement -

Punët do të shkonin keq e më keq pas nënshkrimit të Traktatit të Lozanës, çka rezultoi me ardhjen e gjysmë milioni myslimanëve nga Greqia. Shpesh ajo çka nuk vihet re në këtë periudhë është emigracioni i vazhdueshëm i myslimanëve nga vise të tjera të Ballkanit Jugor, veçanërisht nga Jugosllavia dhe Bullgaria. Çështja kryesore me të cilën përballej administrata e re turke nuk ishte thjesht dhe vetëm se si të zgjidhej kriza e atypëratyshme e refugjatëve, por në çfarë termash do të priteshin valët e emigrantëve të së tashmes dhe të së ardhmes. Me krijimin e sistemit republikan të emigracionit dhe sistemimit, shqiptarët si grup do të veçoheshin edhe një herë si të padëshirueshëm.

Pozita e Ankarasë në raport me emigrantët dhe të shpërngulurit shqiptarë u mor në shqyrtim së pari në fund të dhjetorit 1922, pak më shumë se një muaj pas nxjerrjes jashtë ligjit të sulltanatit. Përgjatë muajve dhe viteve në vazhdim, politikëbërësit identifikuan pesë segmente potencialë të popullatës shqiptare në Anadoll me të cilët duhej marrë si tani ashtu edhe në të ardhmen:

- Advertisement -

– Shqiptarët që ishin vendosur në Anadoll përpara vitit 1918 dhe qenë shpërngulur nga luftimet e kryera midis ushtrisë greke dhe forcave të Mustafa Kemalit.

– Shqiptarët që ishin vendosur në Anadoll para vitit 1918, por që qenë zhvendosur ilegalisht në zona ku ata nuk konsideroheshin të pranueshëm.

– Shqiptarët që jetonin në Anadoll dhe që kishin mbetur të pakataloguar ose të pasistemuar përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës për Pavarësi.

– Ata shqiptarë që kërkonin të emigronin në Turqi në kuadër të shkëmbimit të popullsisë me Greqinë.

– Ata shqiptarë që vazhdonin të emigronin nga Jugosllavia, Shqipëria dhe vende të tjera në Anadoll.

Marmaraja e Jugut, e cila dikur konsiderohej një zonë e rezervuar, për shkak të afërsisë me kryeqytetin osman, tashme e kishte humbur statusin e saj si një zonë jetike për sigurinë e shtetit, çka tashmë u mundësoi shqiptarëve të cilëve s’iu zinin besë të përfitonin një liri të re lëvizjeje në rajon. Ky ndryshim i marrëdhënies midis shqiptarëve dhe Marmarasë së Jugut si rajon flet se tashmë qasja e shtetit ndaj shqiptarëve kishte një vizionin më të gjerë me anë të të cilit shteti iu qasej teksa kërkonte t’i integronte ata në shoqërinë republikane.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit