6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Historiani serb: Britania e Madhe ende projekton Shqipërinë e Madhe

Rekomandime

Mediumi “Sputniknews” me qendër në Moskë, që për nga përmbajtja editoriale është në linjë me Kremlimin zyrtar, si politikisht ashtu edhe ideologjikisht, në një artikull botuar të dielën ka “trajtuar”, thënë kushtimisht, atë që, sipas tyre, është “projeksioni i një vilajeti britanik për krijimin e një shteti të madh shqiptar”.

“Britani e Madhe”, shkruan ky artikull, “me diplomacinë dhe politikën e saj, ka qenë, në detajet edhe më të imëta, në kuptimin afatgjatë dhe vazhdimisht, duke punuar për një Shqipëri të Madhe që nga 1912-ta, që kur atëherë mbështetën projektin e vogël të njohur si “Vilajeti shqiptar””, nënvizon ky artikull.

- Advertisement -

Ndërkaq, ky artikull në bashkëbisedim me historianin serb Aleksandër Rastoviç, thotë se, “faktikisht britanezët kurrë s’janë larguar nga gadishulli ballkanik”.Mund tju interesojë

“Segmenti konstant i politikës së tyre në Ballkan ka zgjatur që nga shekulli i 19-të, dhe i ka dhënë fuqi rrymës rusofobike që ishte një gjë që kishte kapur britanikët, opinionin e tyre publik, politik dhe intelektual”, vazhdon tutje të shkruhet.

Që nga ajo kohë, supozon autorja dhe i intervistuari i këtij artikulli – Natasha Milosvljevic dhe historiani Aleksandër Rastoviç, pozicioni britanik karshi shqiptarëve “nuk ka ndryshuar”.

- Advertisement -

Historiani Rastoviç, për këtë medium thotë se, “Edhe pse britanikët hynë vonë në Bashkimin Evropian, ata të parët edhe e lanë”, dhe, rrjedhimisht, sipas tij “kjo u dha atyre liritë e nevojshme për t’iu kthyer parimeve të tyre origjinale”.

“Gjatë shekullit nëntëmbëdhjetë, britanezët kishin shërbime diplomatike të përsosura në tërë Evropën, e sidomos në Ballkan. Sidoqoftë, ata s’është se kishin vetëm një segment politiko-diplomatik aktiv, por edhe shërbimet inteligjente veçanërisht të ndërlikuara, dhe që dërgonin informatorët më të aftë si përfaqësues të tyre”.

- Advertisement -

Ky historian spekulon se mbështetja që Britania e Madhe i dha Kosovës për aksionet e saj policore në nivel vendi për të luftuar kontrabandën “s’është për t’u habitur”, dhe e lidhi atë përsëri me shekullin e nëntëmbëdhjetë, sepse, siç tha ai, “ata edhe atëherë e kanë mbështetur një gjë të tillë”.

“Në atë kohë”, thotë ai, “ata mbështetnin edhe Perandorinë Osmane, sepse ata ishin barriera më e fuqishme kundër depërtimit rus në Ballkan, por edhe për të zhbërë lëvizjen çlirimtare kombëtare serbe”.

“E gjitha kjo qëndron në linjë me konfirmimin dhe kompletimin e të ashtuquajturës Pavarësi e Shqipërisë, që filloi thellë më herët, para Kongresit të Berliit me formimin e të ashtuquajturë Lidhje e Prizrenit në 1878, kur qëllimi primar i elitës intelektuale shqiptare ishte të krijohej një entitet i ndarë shquiptarë. Më 1912, një kongres mbarë-shqiptar u mbajt ku përfaqësuesit më të rëndësishëm shqiptarë dhe liderët e tyre zyrtarisht morën vendimin për të formuar Vilajetin shqiptar”, thotë ky historian rus.

“Londra”, thotë ai, “qe një shekull punon për t’ia këputur Serbisë njërën prej qendrave të saj kombëtare, politike dhe historike, dhe tia jep Shqipërisë”. DiplomaciA

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit