9.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hoqën dorë nga uniforma e FSK-së për t’u dalë në ndihmë mjekëve të QKUK-së

Rekomandime

Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës sot iu bashkuan edhe 12 infermierë të trajnuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Këta të fundit hoqën uniformat e ushtrisë për ta veshur kështu mantelin e bardhë duke iu dalë në ndihmë mjekëve e pacientëve të QKUK-së, shkruan Express.

- Advertisement -

Këta infermierë do të qëndrojnë në QKUK për një muaj rrjesht.

E ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për gatishmërinë e FSK-së për të vënë në dispozicion ushtarët e saj për të ndihmuar në cilësinë e infermierëve në QKUK në luftimin e pandemisë COVID-19.

- Advertisement -

Krasniqi ka thënë se beson në profesionalizmin e këtyre 12 ushtarëve.

- Advertisement -

“Shkathtësitë tuaja, profesionalizmin tuaj të ngritur me vite të tëra, tani keni rast që t’i jepni në një kënd tjetër. Në atë për ndihmën ndaj pandemisë COVID-19. Është hera e parë që infermierët e ushtrisë sonë kyçen drejtpërdrejti në sistemin tonë shëndetësor. Kam shumë besim në profesionalizmin tuaj. Shkëmbimi i përvojave tuaja do ta ndërrojë mozaikun e plotë për shërbime sa më kualitative për pacientët tanë”, ka deklaruar Krasniqi.

E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se përmes këtij bashkëpunimi do të rritet lufta ndaj koronavirusit.

“Bashkëpunimi ndërinstitucional për ta luftuar pandeminë po i jep rezultatet e veta. Sot këta ushtarë i shihni si pjesë organizative që t’u dalin në ndihmë profesionistëve tanë shëndetësorë”, ka deklaruar Zemaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit