-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti e Selmanaj lajmërohen nga një bar i Prishtinës me ushqimin e preferuar të kryeministrit

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në faqen zyrtare Facebook ka njoftuar se bashkë me një pjesë të kabinetit të tij, kanë vizituar nja nga baret e Prishtinës, që sipas tij është shembull për respektimin e masave kundër koronavirusit.

- Advertisement -

Duke thënë se nga sot ka nisur edhe vala e dytë e pandemisë, kreu i Qeverisë thotë se gastronomia mbetet një një nga sektorët që kërkon më shumë vëmendje.

Ndërsa, në një nga fotografitë e publikuara shihet zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, duke mbajtur në duar një sendviq, ushqim ky që e merr kryeministri në punë, për të cilin pati shumë komente.

Ky është postimi i Hotit:

- Advertisement -

#gastroshembull

Sot e vizituam një prej bareve të Prishtinës, që është shembull i respektimit të masave kundër #COVID19. Nga sot, kemi filluar të goditemi edhe më shumë nga vala e dytë e pandemisë dhe gastronomia mbetet një prej sektorëve që kërkon shumë më shumë vëmendje, sidomos për shkak të ndikimit që ka në ekonominë e vendit.

- Advertisement -

Prandaj, ju bëjë thirrje të gjithë gastronomëve që t’i respektojnë në përpikmëri masat, sepse një mbyllje tjetër për gastronominë do të linte pasoja shumë të mëdha në ekonominë e vendit.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3780536305341029

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit