-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hoti flet nga Prevalla: Marrëveshja e koalicionit sot u kthye në plan të punës së qeverisë

Rekomandime

Ka përfunduar mbledhja gjithëditore në Prevallë e qeverisë së Kosovës.Para mediave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se gjatë ditës së sotme marrëveshja e koalicionit është shndërruar në plan të punës, shkruan lajmi.net.

- Advertisement -

“Ato që e kemi mbërri në marrëveshje të koalicionit e kemi shndërru në plan të punës”, tha ai, duke refuzuar t’i përgjigjet pyetjes se nëse do të ketë takim tjetër për harmonizimin e qëndrimeve për taksën.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri tjetër, Haki Abazi tha se dita ka qenë e frytshme, me një agjendë të ngjeshur me diskutime nga minsitrat.“Kemi pas një ditë të frytshme, me agjendë të ngjeshur me diskutime të mira nga ministrat.

Kemi përfunduar procesin e planit qeverisës dhe kemi përcaktuar kornizën e punës, për masat që duhet marrë për të sanuar gjendjen brenda ministrive dhe për të parë prioritetet afat shkurta dhe afatmesme”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit