1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti: I kërkova Grenellit ta shtyjë takimin për një ditë tjetër

Rekomandime

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se dialogu nuk ndalet dhe se nuk ka alternativë. Shton se i ka kërkuar ambasadorit Grenell që takimin që planifikohej të mbahej në Shtëpinë e Bardhë, të shtyhet për një datë tjetër.

Ai në një deklaratë për media, pas takimit me David McAllister, kryesues i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, tha se ka kërkuar nga ambasadori Richard Grenell që të shtyjë takimin e 27 qershorit në Ëashnigton, Kosovë – Serbi.

- Advertisement -

“Dialogu nuk ka alternativë. Ne tani kemi autoritetin e nevojshëm institucional si shtet për të tejkaluar çdo situatë me të cilën përballemi. Unë në konsultim me ambasadorin Grenell kam kërkuar që ta shtyjmë këtë takim për një ditë tjetër për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur. Çështjet që lidhen me drejtësinë, siç ishte vendimi i djeshëm, unë besoj që nuk duhet të diskutohen por të respektohen. Unë besoj së tanimë si Kosovë kemi maturi insitucionale për t’i tejkaluar këto çështje”, tha Hoti.

Hoti sot njoftoi se prej Brukselit do të kthehet në Prishtinë dhe nuk do të udhëtojë pa presidentin Hashim Thaçin në Uashington.

Ndërkaq Thaçi dje, pas lajmit se për të Prokuroria e Hagës ka dorëzuar aktakuzë për krime lufte, e anuloi vizitën e tij në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohej me delegacionin serb me ndërmjetësim të SHBA’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit