1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti lëshon sallën menjëherë pasi Rexhep Selimi i thotë “kot”

Rekomandime

Kryeministri Hoti nuk ka dashur ta dëgjojë Rexhep Selimin, duke e lënë sallën e Kuvendit, sapo ai ka nisur fjalën.

Kryeministri Avdullah Hoti ka raportuar në Kuvend për 100 ditëshin e parë të tij në udhëheqjen e qeverisë.

- Advertisement -

Sapo Kryeministri Hoti e ka përfunduar fjalimin e tij para deputetëve, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, e ka marrë fjalën për ta quajtur “qeveri koti”.

Hoti e ka braktisur menjëherë sallën, duke mos e dëgjuar përfaqësuesin e LVV’së.

Shefi i deputetëve të LVV’së thotë se “koti” nuk është për mbiemrin e kryeministrit, por për veprimet e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit