-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti: Nuk ka nevojë për zgjedhje, Qeveria e re do t’i dalë zot vendit

Rekomandime

I mandatuari nga LDK për kryeministër, Avdullah Hoti ka folur pas përmbylljes së marrëveshjes së koalicionit me AAK-në, derisa ka thënë se sot do të përmbyllen marrëveshjet edhe me partitë tjera.

- Advertisement -

Hoti tha se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë, forcimi i partneritetit me SHBA-të, derisa premtoi se do të bashkëpunojë ngushtë edhe me opozitën, shkruan Reporteri.

Ai potencoi se nuk ka nevojë për zgjedhjeve të reja, për aq sa ka shumicë parlamentare në Kuvend.

“Jemi duke bërë përpjekje që të bëjmë një kabinet qeverisës për t’i dalë vendit zot në këtë kohë pandemie, ju siguroj se do të ketë komunikim si asnjëherë më parë për të lejuar opozitën të luaj rolin korrektues ndaj qeverisë dhe për ta lejuar në përfshirjen e tyre në procese të mëdha siç është dialogu. Për aq ka sa ka shumicë parlamentare Kuvendi, nuk ka nevojë për zgjedhje”, u shpreh Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit