-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hoti pas dëmeve në bujqësi: Qeveria ime ka paraparë dyfishim të subvencioneve

Rekomandime

I nominuari për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë thirrje Ministrit të Bujqësisë dhe komunave që të evidentojnë dëmet në bujqësi nga breshëri dhe t’i mbështesin bujqit e dëmtuar.

Ai ka shkruar në Facebook, se në programin për rimbëkëmbje ekonomike të Qeverisë së re është paraparë dyfishim i të gjitha subvencioneve në bujqësi.

- Advertisement -

Postimi i tij:

Me shqetesim dhe keqardhje po i percjell raportimet per demet ne bujqesi nga bresheri ne disa komuna neper Kosove. Ministri i Bujqesise bashke me komunat perkatese duhet te evidentojne keto deme dhe te shfrytezohen te gjitha mundesite per mbeshtetje te bujqeve te demtuar.

Ne programin per rimekembje ekonomike te Qeverise se re kemi parapare dyfishim te te gjitha subvencioneve ne bujqesi, krahas masave tjera per mbeshtetje te kresive bujqesore dhe investimeve publike sisteme te ujtjes. Keto masa ne detale do te prezantohet ne ditet ne vijim dhe do te miratohen ne mbledhje e pare te Qeverise se re.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit