2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hoti pas takimit me Thaçin: Dialogun e udhëheq Qeveria, as që diskutohet kjo çështje

Rekomandime

Presidenti Thaçi e pret në takim kryeministrin Hoti

Presidenti Hashim Thaçi ka dalë në konferencë pas takimit e parë zyrtar të tij me kryeministrin Avdullah Hoti. Në lidhje me atë se kush do ta udhëheqë dialogun, Thaçi ka thënë se Kushtetuta e tregon qartë këtë.

- Advertisement -

Në një takim që zgjati më pak se një orë, Thaçi thotë që folën për gjendjen e vendit nga pandemia dhe për rimëkëmbjen ekonomike dhe për dialogun me Serbinë.

Koordinimin e hapave të institucioneve qoftë në rrafshin e brendshëm, qoftë të jashtëm, duke respektuar ligjet dhe kushtetutën”, u shpreh Thaçi.

“Do të punojmë ngushtë me njëri-tjetrin, si president dhe kryeministër, por edhe me Kuvendin dhe partitë politike, pozitë dhe opozitë”, tha Presidenti.

- Advertisement -

Unë nuk jam i informuar për agjendën e z. Lajcak.

Nuk është koha të hapen çështje teknike, me pretendime për normalizim të raporteve.

- Advertisement -

Lajcak duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovrane.

Nëse vjen me këtë objektivë se ky proces duhet të përmbyllet, me njohje reciproke.

Çdo qasje tjetër, lirisht mund të them se është dështim i tij në Kosovë dhe i gjithë Bashkimit Evropian.

Lajcak duhet ta kuptojë se qytetarët e Kosovës para së gjithash kanë nevojë për liberalizim të vizave.

“Ne kemi Kushtetutën, e cila i përcakton qartë kompetencat e secilit”, tha Thaçi, kur u pyet se a foli me Hotin kush do ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit