13.3 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Hoti përplaset me deputeten e VV’së: Nuk e keni hallin te policët, por si ta shani qeverinë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është përplasur me deputeten e VV’së, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku në lidhje me shtesat e policëve.

- Advertisement -

Kollçaku ka thënë se vetëm pas presionit publik, kryeministri ka vendosur që të takohet me Sindikatën e Policisë.

“Falë komisionit e më pastaj letra që e ka marrë do të thotë një presion i madh i publikut, pra mos të ndodhë protesta e policëve”, ka thënë Kollçaku.

Kryeministri Hoti në replikë i ka thënë deputetes së VV’së se hallin nuk e kanë te policët por si të shahet qeveria e tij.

- Advertisement -

“Ju nuk e keni hallin te policët por si të shahet kjo qeveri, këtu është problemi, nëse është institimi i deputetes më trego kohën datën kur fillojnë me i marrë këto shtesa,.Unë e kam gjetë situatën si e kam gjetë, unë I kam 3 muaj si kryeministër. Pyetni policët se si kanë kaluar kur kam qenë ministër i Financave”, ka thënë Hoti.

Tutje Hoti ka folur për gjendjen e pandemisë në kohën kur ka qenë në fuqi kufizimi i lëvizjes, duke thënë se VV krenohet me rastet e pakta atëherë kur vendi ka qenë në mbyllje.

- Advertisement -

“I keni nxjerrë policët kah 12 orë në pandeme, shkoni krenohuni kur njerëzit kanë qenë të mbyllur në çels me policë te dera. Orët shtesë paguhen me pagën e shtatorit, shujtën jemi duke e përgatitur nuk e dijmë koston por jemi duke e shqyrtuar”, u shpreh Hoti.

Kollçaku ka thënë se është hipokrizi e kryeministrit Hoti të thuhet se policët kanë punuar nga 12 orë në kohën e kufizimit të lëvizjes pasi vet ka qenë zëvendëskryeministër i asaj qeverie.

“A ka hipokrizi më të madhe I keni nxjerrë policët për 12 orë në rrugë kur ju keni qenë zv/kryeministër kur është marrë vendimi. Ligji Anti-Covid i cili ka kërkuar 50% t’iu rritet paga si shtesë policëve gjatë kohës së pandemisë, nuk është votuar nga subjekti juaj LDK’ja. Të thoni se ne po ju sulmojmë është pasojë e takimit të Sindikatës të cilët nuk i keni përfillur”, ka thënë deputetja e VV’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit