1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti: Po e them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, s’ka asgjë prapa perdeve në dialog

Rekomandime

Kryeministri, Avdullah Hoti, ka theksuar edhe njëherë para deputetëve se ajo se çfarë ka thënë për dialogun është vetëm e vërteta dhe s’ka asgjë tjetër përtej kësaj.

- Advertisement -

Hoti theksoi se Kosova ka hyrë në këtë proces për njohje dhe nuk ka asgjë tjetër, duke bërë thirrje të mos shkohet në konspiracione

“Është një shprehje në Gjykatë, e them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe asgjë përtej saj! Unë ju tregoj pozicionin shtetëror të Republikës së Kosovës për ato dy tema. Po cili është pozicioni i Serbisë dhe çfarë flitet atje unë nuk i komentoj. Ne kemi hyrë në proces për njohje dhe nuk ka asgjë përtej kësaj. Nuk ka asgjë pas perdeve, mos ngrini asnjë teori dhe asnjë hipotezë. Dialogun e udhëheq kryeministri. Kam emëru një koordinator shtetëror për dialog që po kordinon këtë prces. Nëse dëgjoni përtej kësaj që them këtu, unë mbaj përgjegjësi” tha Hoti para deputetëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit