0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hoti: S’e komentoj çfarë bënë Thaçi e Haradinaj me votën e Shalës, kjo qeveri do ta qojë mandatin deri në fund

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që janë lidhur me Listën Serbe janë publike dhe në bazë të Kushtetues së Kosovës.

Ai deklaroi se nuk e komenton çështjen e votimit të deputetit Haxhi Shala pro kësaj qeverie pas takimit me presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

- Advertisement -

Sipas Hotit ajo është çështje e tyre, por që Hoti u shpreh i bindur se qeveria e tij do ta qojë mandatin deri në fund.

Nuk e di nëse e keni parë marrëveshjen me Listën Serbe, është bërë publike kur kemi marrë mandatin është për herë të parë që lidhet një marrëveshje e koalicionit me një parti që përfaqëson komunitetin serb që ka referenca Kushtetuese dhe besoj se kjo është me rëndësi për avancimin e bashkëpunimit ekonomik të shumicës.

Nëse Lista Serbe vendos të braktisë Qeverinë, s’ka shumicë parlamentare.

- Advertisement -

Jo absolutisht nuk e kisha thënë atë çështje, kemi marrëveshje të koalicionit me Listën Serbe siç kemi me AAK-në, Nismën e partitë tjera.

Do të kujdesem që ky koalicioni të funksionoj, në atë moment që s’funksionon ne shkojmë në zgjedhje.

- Advertisement -

S’ka pas asnjë lloj shantazhi dhe s’kemi ndërmend të durojmë shantazhet nga asnjë parti.

Duam të mbajnë këtë koalicion dhe nëse shihni historinë e koalicioneve të kaluara lehtë kuptohet se nuk mbahet nga votat, por nga partnerit brenda koalicionit.

Dhe jam pro asaj që të mbahet ky koalicion. E vetmja marrëveshje me Listën Serbe është ajo që është publikuar para një jave.

Të gjitha postet që do ti marrin partitë e komuniteteve jo-shumica do të jenë vetëm në përputhje me Kushtetutën, bashkëpunimi jonë s ime Listën Serbe që përfaqëson komunitetin serb në Kosovë është mbi bazën e kushtetutës, siç janë marrëveshjet me komunitetet e tjera jo-shumicë, ashtu edhe me AAK-në dhe Nismën”, tha Hoti.

Ai në Rubikon shtoi se s’patën komoditetin që të shkojnë në zgjedhje, pasi ishte e nevojshme që sa më parë vendi të ketë qeverisjen funksionale për t’i dalë zot vendit në kohë pandemie.

Ne s’e kemi pas komoditetin që të shkojmë në zgjedhje, ishte e nevojshme që sa më parë të kemi një qeveri që është funksionale duke i dalë zot vendit në kohë pandemie dhe për t’u marrë intesivisht me rimëkëmbje ekonomike dhe për të kthyer normalitetin në marrëdhëniet tona ndërkombëtare.

Qeveria nuk varet nga votat, por nga bashkëpunimi që arrihet të krijohet brenda koalicionit qeverisës.

Nuk e di dhe as nuk i komentoj, s’do komentoj veprime te caktuara që mund të kenë ndodhur në situata të caktuara.

S’e kam ditur fare dhe s’dua ta komentojë.

Nuk do ta komentojë unë, çfarëdo veprimi që mund të ketë bërë presidenti apo kushdo tjetër.

Ne kemi pasur marrëveshje të koalicionit me AAK dhe Nismën dhe marrëveshja që është bërë ka ë bëjë edhe me votat, pra pjesa që ka Nisma në qeveri reflekton fuqinë e saj politike dhe ajo çfarë ka ndodhur në prapaskena s’mund ta komentojë.

Nuk i komentoj dhe s’kam asnjë borxh përveç Kushtetutës, ndaj deputetëve të Kosovës dhe qytetarëve të vendit. Qeveria që është votuar në Kuvend është plotësisht kushtetuese me mandat të plotë për të çuar mandatin deri në fund dhe e keni parë se nga dita e parë po ushtroj të gjitha kompetencat e mia kushtuese, plotësisht dhe me vendosshmëri të plotë, me vendimmarrje të cilat ndoshta tri vjet e fundit i kanë munguar Kosovës”, tha ai.

I pyetur nëse do të votojnë pro Hashim Thaçit për një mandat të ri si President i Kosovës, në rast se u kërkohet, Hoti tha se s’është diskutuar kjo çështje.

Nuk është në diskutim çështja e presidentit, kur të vijmë do të shohim se si mund të bëhet shumica e nevojshme për të zgjedhur presidentin, nëse mund të gjejmë një kandidat që merr shumicën, por kjo çështje nuk është diskutuar.

Nuk e di a do të kandidojë Thaçi apo a mund t’i plotësojë kushtet e Kushtetutës për t’u kandiduar.

Asnjëherë dhe askujt tjetër dhe s’ka marrëveshje brenda këtij koaliconi për zgjedhjen e presidentit.

Deri në fund të mandatit do të zgjasë, kjo qeveri do ta qojë mandatin deri në fund”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit