1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti: Sot janë testuar 10 mijë nxënës dhe arsimtarë, shqetësues numri i atyre që dolën pozitivë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se në dy javët e fundit, numri i rasteve me koronavirus në vend është në rritje, por se Kosova ende nuk e ka kaluar pragun prej 50 raste për 100 mijë banorë, që paraqet pragun ku një vend konsiderohet si me rrezikshmëri të lartë sa i përket situatës epidemiologjike.

- Advertisement -

Kryeministri Hoti nuk ka përjashtuar edhe marrjen e masave ekstreme në 2-3 javët e ardhshme në rast se numri i rasteve vazhdon të rritet.

Ai ka thënë se shkollat janë shembull i mirë se si po respektohen masat derisa ka bërë të ditur se sot janë testuar rreth 10 mijë nxënës dhe arsimtarë në shkolla, dhe përqindja e atyre që kanë dalë pozitivë është 5 përqind.

Kryeministri Hoti megjithatë ka thënë se kjo shifër është shqetësuese.

- Advertisement -

“Në dy javët e fundit, numri i rasteve është në rritje. Ende jemi nën nivelin prej 50 raste për 100 mijë banorë që është pragu në grupin e vendeve me rrezikshmëri. Prandaj duhet të kujdesemi ta mirëmbajmë këtë situatë. Sot janë testuar rreth 10 mijë nxënës dhe arsimtarë në shkolla, përqindja e atyre që kanë dalë pozitiv është 5 përqind, që është mjaft e lartë. Rastet që po shtohen, po del se vijnë nga gastronomia dhe institucionet.

Është e papranueshme që bartësit e institucioneve të mos kujdesen për respektim të masave. Nuk mund të lejojmë që për shkak të papërgjegjësisë së një personi, biznesi apo institucioni të detyrohemi të marrim masa shtrënguese. Sot i kemi ftu të gjitha inspektoratet dhe jemi dakorduar të bëhen grupe punuese të inspektoratit sanitar dhe në mbështetje të policisë së Kosovës do të jenë në mbikëqyrje të zbatimit të masave. Ne duhet të mësohemi që të jetojmë me këtë pandemi edhe për një kohë”, u shpreh kryeministri Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit