3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Hoti sqaron pse nuk votoi pro për 47 milionë euro kredi për skemat sociale

Rekomandime

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar mosvotimin e partisë së tij për një marrëveshje ndërkombëtare, kredi të Qeverisë Kurti në bankën botërore që kap shumën e 47 milionë eurove, ka thënë se kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhë që të kërkohet kredi për skemat sociale.

“ Kemi votu kundër një marrëveshje nderkombëtare për 47 milionë euro, mbështetje për gjoja skema sociale. Kurrë asnjëherë në historinë e shtetit të Kosovës, Kosova nuk ka marrë kredi për të pagu paga”, tha Hoti

- Advertisement -

Ai ka thënë se para dy ditë me zyrtarë të Bankës Botërore e ka sqaruar këtë gjë.

“ Para dy dite, unë me kolegë kam taku ekipin e Bankës Botërore dhe i kemi pyet ku shkojnë 41 prej atyre 47 milionë euro, kanë thënë nja 15 milionë euro shkojnë në buxhet të shtetit për të përmirësu bilancin bankar të qeverisë për do pagesa që janë bë para një viti që janë bë si shtesa për skemat sociale. Pra nuk ka rritje të asistencës sociale, është kundër çdo logjike fiskale të qeverisë. S’ka ndodhë asnjëherë kështu, me marrë kredi për asistencë sociale sepse e keni gojën plot për rritje të buxhetit. Ne prapë do ta themi fjalën tonë nëse vjen ajo marrëveshje këtu, por nuk është e vërtetë që rritet asistenca sociale nga ato mjete. Edhe nëse ndodhë kjo duhet të rritet nga buxheti i shtetit e jo nga kreditë ministër”, tha Hoti.

Por ndaj kësaj deklarate, reagoi deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili tha se me kredi ndërkombëtare, ka operuar edhe Avdullah Hoti kur ishte kryeministër.

- Advertisement -

“Është skema e njëjtë mekanizmi i njëjtë që është përdorë edhe para ardhjes së qeverisë Kurti, ka qenë edhe kryeministri Hoti që ka hy në borxh ndërkombëtar për ta simulu kërkesën sidomos te shtresat e varfra sidomos te pensionistët. Mendoj që duhet t’i tejkalojmë këto diskutime publike kush si tek. Pra t’i ndihmojmë këto shtresa e pastaj e bëjmë debatin”, tha Muja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit