1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti: Të enjten në Bruksel shkon koordinatori për dialogun, detyra e tij është draftimi i marrëveshjes finale

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk është i karakterit teknik por atij politik.

Hoti, këto komente i bëri në konferencën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, teksa njoftoi se të enjten në Bruksel do të udhëtojë Koordinatori i Qeverisë së Kosovës për procesin e dialogut.

- Advertisement -

Ky proces ka filluar pas më shumë 20 muajsh.

Ditët e para e kemi qartësuar platformën tonë dhe kemi komunikuar me të gjithë.

Është etabluar pozicioni i Kosovës në këtë proces dhe është mirëkuptuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Qëllimi final është vetëm njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve.

- Advertisement -

Dialogu është vetëm politik.

Të enjten është një takim në Bruksel ku do të jetë Koordinatori për Dialog – të cilin do ta emëroj së shpejti – për të draftuar marrëveshjen finale për njohje reciproke”, ka deklaruar Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit