1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hoti: Të martën e ardhshme do të raportoj në Kuvend për procesin e dialogut me Serbinë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thirrur për një takim sot liderët e partive politike.

Takimi u mbajt me qëllim të bashkërendimit të qëndrimeve të spektrit politik të vendit, në procesin e dialogut me Serbinë, si edhe në prag të vizitës më 27 qershor në Uashington, derisa u bojkotua nga VV dhe PDK.

- Advertisement -

Pas përfundimit të këtij takimi për media foli vet kryeministri Hoti, derisa tha se ka marrë mbështetjen e liderëve dhe që në këtë proces do të ketë transparencë të plotë.

“Sapo përfundoi takimi i parë formal në bazë të platformës së publikuar për qasjen për proces të dialog, falënderoj liderët që ishin në takim, të gjithë i dhanë mbështetje partimeve që kemi vendos dhe transparencë do të ketë.

Janë i inkurajuar në këtë mbështetje, ne jemi gati që të ulemi në tavolinë të dialogut për një qëllim, për marrëveshje përfundimtare njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve.

- Advertisement -

Do të marrim vendimë të rëndësishëm për të vendos Kosovën në një pozicion të favorshëm të dialogut.

Gjatë këtyre dy jave kemi pas takime intensive me ambasadorë të KUINTIT me shqoëri civile e me Akademinë e Shkenca dhe Arteve e kemi kompletu mozaikun për procesin

- Advertisement -

Së shpejti do të raportojmë edhe në Kuvend për platformën tonë, një mundësi e mirë që është vendos të martën e ardhmshme do të raportoj do të kërkoj formalisht themelimi e komisionit parlamentar për dialog, nga kjo paraqitje ftoj partitë opozitatë për rolin e tyre mbikqyrëse”, tha Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit