6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hoti thirrje deputetëve: Të votohet buxheti para shpërbërjes së Kuvendit

Rekomandime

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Avullah Hoti tha se e pranon dhe do ta respektojë vendimin e saj.

- Advertisement -

“Jeni në dijeni që vendimi i Gjykatës është bërë publik, sigurisht unë e pranoj plotësisht këtë vendim dhe do ta respektoj pa asnjë diskutim.

Nuk do të lëshohem fare në diskutim. Më vjen mirë që Gjykata Kushtetuese e ka sqaruar se vendimet e qeverisë aktuale mbeten në fuqi dhe qeveria mbetet në detyrë. Ne do të vazhdojmë të kryejmë detyrat.

Tash është obligim kushtetues që të ndiqen procedurat për mbajtjen e zgjedhjeve. Ne do t’i kryejmë obligimet tona, dëshiroj t’i siguroj të gjithë qytetarët se do të jemi në krye të detyrës karshi obligimeve”, tha ai.

- Advertisement -

Ai ka bërë thirrje që të votohet buxheti për vitin 2021 para se vendi të shkojë në zgjedhje.

“Tash përpara e kemi një punë që është buxheti dhe bëj thirrje që Kuvendi të mos shpërbëhet pa votimin e buxhetit për vitin 2021. Kam mbajtur një takim edhe me bizneset dhe kërkesë e tyre është ky buxheti të votohet”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit