-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hoti tregon se cilat kategori do të përfitojnë më së shumti nga 365 milionët e Pakos Emergjente

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot janë shpërndarë 365 milionë euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020.

- Advertisement -

Hoti në shkrimin e tij sqaroi se si janë ndarë 365 milionë euro.

Më së shumti para, 60 milionë euro, i janë shpërndarë Fondit për Garanci Kreditore që ju mundëson bizneseve të marrin më lehtë kredi.

Ndërkohë që edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

- Advertisement -

Bajrami tha se ky program përfshinë masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ky është postimi i Hotit:

- Advertisement -

Sot, pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 mil euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020, për masat në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike. Këtu përfshihen, në mes tjerash:

– 60 mil për Fondin për Garanci Kreditore që ju mundëson bizneseve të marrin më lehtë kredi,

– 30 mil për koston e riprogramimit të kredive të bizneseve,

– 26 mil për dyfishim të subvencioneve në bujqësi,

– 24 mil subvencionim të pagës për punëtorë,

– 17 mil për ndërmarrje publike që kanë vështirësi financiare,

– 10 mil për sektorin e arsimit,

– 10 mil për komuna, shto këtu edhe 29 mil shtesë që iu është bënë komunave në dispozicion nga fondi kontingjent.

– 5 mil për programe rinore, për profesionistë kulturorë dhe federata sportive,

– 2 mil për punësim të grave,

– 2 mil për zhvillim rural, etj.

Në ditët në vijim, ministritë përkatëse do të përgatisin kriteret për të shpërndarë këto mjete. Sipas premtimit, do të sigurohet transparencë maksimale për shpërndarjen e këtyre fondeve, duke i përfshirë gjerësisht odat ekonomike, profesionistët e pavarur, komunat, partnerët tanë zhvillimor etj.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3541171189277543

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit