1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoti ua çon Osmanit dhe Thaçit marrëveshjen e Uashingtonit

Rekomandime

Në Parlamentin Evropian, kryeministri Hoti ka treguar se sot ia ka dorëzuar Kuvendit dhe Zyrës së Presidentit marrëveshjen që ai e ka nënshkruar të premten e kaluar në Shtëpinë e Bardhë.Kryeministri Avdullah Hoti është është ka shkuar në Bruksel një ditë pasi u kthye prej atje.Kësaj radhe, ai u përgjigj pyetjeve që eurodeputetët patën për të.

- Advertisement -

Aty, Hoti ka treguar se sot ua ka dorëzuar marrëveshjen e nënshkruar në Uashigton presidentit Hashim Thacit dhe kryeparlamentares Vjosa Osmanit.

“Është e mrekullueshme që kemi një vëmendje të plotë nga SHBA’ja. Sot e kemi dërguar marrëveshjen në Parlament dhe te Zyra e Presidentit. Marrëveshja është një listë e zotimeve që ne i kemi ndërmarrë.

Pres nga Serbia t’i zbatojë” , ka thënë Hoti.Hoti ka thënë se marrëveshja që e ka nënshkruar në Uashington i ndihmon dialogun që po e ndërmjetëson Bashkimi Evropian për afro një dekadë.

- Advertisement -

Marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentin amerikan, Donald Trump, Hoti e ka quajtur me bazë ekonomike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit