1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoti -Vuçiq me deklaratë të përbashkët në Bruksel, BE i quan të dobishme marrëveshjet në Uashington

Rekomandime

Pak para takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian ka publikuar një deklaratë të përbashkët të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuciq.

- Advertisement -

Vuciq dhe Hoti do të takohën sërish sot, por kësaj radhe në Bruksel. Para se të ulën në tavolinën e bisedimeve, dy liderët kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, të publikuar nga BE’ja.

Sipas kësaj deklarate, Hoti e Vuciq janë zotuar se do ta vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE’ja dhe se kjo është rruga e vetme për integrim në Union.

“Në rastin e vazhdimit të dialogut të ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, presidenti Aleksander Vuçiq dhe kryeministri Avdullah Hoti, i kanë konfirmuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri/zëvendës-presidentit të Komisionit Evropian, Josep Borrell, se e kanë prioritetin më të lartë integrimin në BE dhe të vazhdohet puna në dialogun e ndihmuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës, që është element kyç i rrugëve të tyre në BE”.

- Advertisement -

Javën e kaluar, Hoti e Vuciq, në Uashington janë marrë vesh për disa cështje, e të premten kanë nënshkruar marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit amerikan, Donald Trump.

BE’ja i konsideron se marrëveshjet e Uashingtonit mund të ofrojnë një kontribut të dobishëm .

- Advertisement -

“Po ashtu u zotuan të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar rreshtim të mëtejshëm në BE në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse. Në këtë drejtim, dokumentet e firmosura në Uashington, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme të lidhura me dialog që kanë marrë dy palët, do të mund të ofrojnë një kontribut të dobishëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizim të marrëdhënieve”, thuhet në komunikatën e postuar nga BE-ja

Sic është bërë e ditur nga zyrtarë amerikanë dhe nga kryeministri Hoti, në BE vazhdojnë negociatat për njohje reciproke.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit