Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, i është bashkuar stafit të ambasadës për iftarin e parë të Ramazanit.
Hovenier në llogarinë e tij në Twitter, ka thënë se Kosova është kampion i ilirë fetare, njëjtë sikur se Amerika.
“I nderuar për t’u bashkuar me familjen e Ambasadës Amerikane për një darkë Iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kosova mbetet kampione e Lirisë Fetare, një nga shumë vlerat e rëndësishme që ndajnë dy vendet tona.”, shkroi ai.
Honored to join the @USEmbPristina family for an #IftarDinner in observance of the holy month of Ramadan. Kosovo remains a champion of #ReligiousFreedom, one of many important values our two countries share. 🇺🇸🇽🇰 pic.twitter.com/soSZslIwBH
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 23, 2023