13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Hoxha i “Grupit të Tiranës” nervozohet keq nga dekIarata e Abdixhikut: Skizofren i vogëI

Rekomandime

Filozofi kontraverz dhe ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, pasi ky i fundit tha se Grupi i VV-së në Tiranë ka mision politik largimin e Kosovës nga rruga pro-amerikane.

- Advertisement -

Hoxha përmes një postimi në Facebook, e ka quajtura Abdixhikun skizofren të vogël, pasi nuk po di si të jetë kryetar i LDK-së, në fazën e tretë.

Tutje, Hoxha shtoi se Lumiri i gjorë në pritje të reflektimit të tij për të kaluar kohe shpiku grupin e Tiranë.

Sipas Hoxhës, teza e Agim Morinës duket shumë bindëse edhe pse shumë e sofistikuar për mendjen e vogël të Lumirit

- Advertisement -

Abdixhiku kërkon hetimin e “Grupit të Tiranës” në VV: Kanë agjendë anti-amerikane

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Agim Morina e ka sqaruar shumë mirë këtë teorinë e grupeve të Lumirit. Unë nuk po ia dilja ta kuptoja sepse më ngatërrohej teoria e grupeve në matematikë më teorinë e sistemeve joreferenciale në mekanikën relativiste.

Kuptova vetëm se skizofreni i vogël Lumir, nuk di se si të jetë kryetari në fazën e tretë të LDK-së. Sepse mendojeni mirë: pas fytyrës së LDK-së, Rugovës, vjen shfytyrimi i LDK-së, Mustafa. I gjori Lumir nuk po di a t’ketë a mos ketë fytyrë. Në pritje të përfundimit të reflektimit, për me kalu kohën, shpiku grupin e Tiranës.

Sidoqoftë, teza e Agim Morinës më duket shumë bindëse edhe pse shumë e sofistikuar për mendjen e vogël të Lumirit. Ja dhe teza e Morinës:

POLITIKA PLANETARE SHQIPTARE

“Grupi i Preshevës”, i vendosun përkohësisht në zyrat e “Grupit të Prishtinës”, po thotë që “Grupi i Tiranës” po don me na prishë me “Grupin e Uashingtonit” dhe po kërkon ndërhymjen e shërbimeve të sigurisë. Sidoqoftë “Grupi i Ulqinit” po hesht dhe veç po merr pozita në hierarkinë politike dhe akademike të Kosovës.

“Grupi i Tiranës”, – gjithnjë sipas “Grupit të Preshevës” – po vazhdon me shkru fjalime për deputetët me çmim të volitshëm, sidomos tash pas përcaktimit të koeficientit të pagave.

“Grupi i Shkupit” po ban seri, sepse ende nuk ka vendosë cilit grup me u bashku, megjithëse e urren ma shumë se dreqin e zi “Grupin e Tetovës”.

“Grupi i Prizrenit” po vazhdon me mësu shqip, për me mujtë me u marrë vesh me grupet e tjera.

“Grupi i Podujevës” po përpiqet me u shkri në “Grupin e Prishtinës” për mos me u dukë shumë katundar, por pinjollët e pinjollëve nuk po tregojnë kurrfarë mirëkuptimi dhe as Këshilli i Sigurimit të OKB-së s’po arrin me gjetë zgjidhje.

“Grupi i Shkodrës” nuk po ka kohë me u marrë me grupet e tjera sepse janë duke u vra mes vete. “Grupi i Vlorës” po pret nga “Grupi i Beratit” konfirmimin që “Grupi i Gjirokastrës” asht pajtu me u taku me “Grupin e Vlorës”.

“Grupi i Lazaratit” nuk ka asnjë problem me asnjë grup.

Mirë se erdhët në Grupet e Bashkueme Shqiptare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit