5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hoxha Imeri i reagon Ramabajës rreth mbulesës – ia publikon Kuran’in gjermanisht!

Rekomandime

Imami, Rijad Imeri ka reaguar ndaj deklaratave të analistit, Sadri Ramabaja, i cili deklaroi se në një përkthim të gjuhësh gjermanisht të Kuranit, shamia nuk konsiderohet mbulesë islame, por që taksativisht thuhet “mbulesë për organet gjenitale”.

E kjo deklaratë, ka nxitur reagimin e imamit, Imeri, transmeton Indeksonline

- Advertisement -

“Është e çuditshme se si përdoren metoda nga më të ulëtat dhe më të pandershmet vetëm e vetëm që të shpifet diçka rreth Kur’anit apo rreth Islamit, qoftë duke e shfrytëzuar një gjuhë tjetër të huaj (e të cilën nuk e njohin bashkëbiseduesit) , si argument për shpifje e trillime”, ka shkruar ai.

Imami, Rijad Imeri ka reaguar ndaj deklaratave të analistit, Sadri Ramabaja, i cili deklaroi se në një përkthim të gjuhësh gjermanisht të Kuranit, shamia nuk konsiderohet mbulesë islame, por që taksativisht thuhet “mbulesë për organet gjenitale”.

- Advertisement -

E kjo deklaratë, ka nxitur reagimin e imamit, Imeri, transmeton Indeksonline

“Është e çuditshme se si përdoren metoda nga më të ulëtat dhe më të pandershmet vetëm e vetëm që të shpifet diçka rreth Kur’anit apo rreth Islamit, qoftë duke e shfrytëzuar një gjuhë tjetër të huaj (e të cilën nuk e njohin bashkëbiseduesit) , si argument për shpifje e trillime”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Në ditë të sotit duhesh të jesh tepër i pacipë që të gënjesh publikisht, e kjo të ndodh nga një profesor si Sadri Ramabaja, e sidomos kur dihet se gënjeshtrën tënde do ta dëgjojnë qindra mijëra njerëz, ngase nuk jemi më në kohën kur keni shpifur çdo gjë brenda katër mureve të klasës duke i bër nxënësit ta urrejnë besimin e tyre me gënjeshtra e trillime, e duke ushtru dhunë fizike e psikike mbi nxënësit e gjorë vetëm që të largohen nga praktikimi i fesë!!

Sot po shihet sheshazi se sa të paskrupullt dhe sa tendencioz jeni kur i kundërshtoni gjërat elemetare të fesë “tuaj”.

Është e çuditshme se si përdoren metoda nga më të ulëtat dhe më të pandershmet vetëm e vetëm që të shpifet diçka rreth Kur’anit apo rreth Islamit, qoftë duke e shfrytëzuar një gjuhë tjetër të huaj (e të cilën nuk e njohin bashkëbiseduesit) , si argument për shpifje e trillime.

Sadri Ramabaj pretendon se në përkthimin e Kur’anit në gjuhen gjermane nuk ceket fare MBULESA e KOKËS së femrës, por “mbulesa” që ceket në përkthimin në gj. gjermane është mbulesa e organeve gjenitale!!!

Qëllimi i këtij personi është që të fus dyshime në përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe, duke u munduar t’i akuzoj hoxhollarët se këta janë që e kanë indroktinuar popullin dhe e kanë shpikur mbulesën e kokës së femrës, pasi që Kur’ani sflet fare për mbulesën e kokës por për mbulesën e organeve gjenitale dhe argument i tij është përkthimi i Kur’anit në gj. gjermane.

Tani t’i kthehemi përkthimit të Kuranit në gj. Gjermane.

Mbulesa e kokës në gj. gjermane tekstualisht quhet Kopftuch (shumësi) Kopftücher (Kopf – Kokë, Tuch-Mbulesë)

Në përkthimin më të njohur të Kur’anit në gj. gjermane nga Frank Bubenheim qëndron kështu citati Kur’anor 31 nga Kaptina An-Nur, fq. 353 shih. Foto:

“Und sag zu den gläubigen Frauen (Dhe thuaju grave besimtare)

sie sollen ihre Blicke senken (ato duhet t’i ulin shikimet e tyre)

und ihre Scham hüten (dhe ta ruajnë nderin e tyre (pjesët e turpshme),

ihren Schmuck nicht offen zeigen (stolitë e tyre të mos i zbulojnë) ,

außer dem, ëas (sonst) sichtbar ist (përveç çka është e dukshme).

Und sie sollen ihre KOPFTÜCHER auf den Brustschlitz ihres Geëandes schlagen (dhe ato duhet MBULESAT E KOKËS mbi gjokset e veshjeve të tyre t’i hedhin)

und ihren Schmuck nicht offen zeigen (dhe stolitë e tyre të mos i zbulojnë)….

Kurse në përkthimet tjera të Kur’anit në gj. gjermane është përdorur MBULESA si SCHAL – SHAMI (Shallë) shih. për. Abu Rida, SCHLEIER – MBULESË shih. për. Khouri.

Kurse F. Bubenheim e ka cekur një fusnotë shtesë ku e ka sqaruar (shih. foton) :

D.h.: ëas unbedingt sichtbar sein muß: das sind Gesicht, Hände und äußere Bekleidung. (Pra: çka duhet patjetër të jetë e dukshme: këto janë fytyra, duart dhe veshja e jashtme (dukshme))

Pra pas këtij sqarimi nuk mbetet të thuhet më shumë se sa për nivelin e mjerueshëm të atyre që mundohen ta njollosin fenë islame apo ti japin konotacion tjetër citateve kur’anore.

Dhe më e mjerueshme se kjo është kur sheh ndonjë teolog i cili sjellë “argumente” shtesë në rrjetet sociale nga ndonjë udhëheqës “shpirtëror” i ndonjë fraksioni apo grupacioni të devijuar duke u munduar ta mbështes qëndrimin e këtyre “analistave”

Me të vërtetë mjerim.

Ramabaja për shaminë: Përkthimi gjerman i Kuranit flet për mbulesë për organet gjenitale

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit