Hoxha nga Mitrovica Cena Bala ka thumbuar deputët e parlamentit të Kosovës Armend Mujën e Arjeta Fejzën duke thënë se votojnë ligj kundër parimeve fetare ndërsa jasht parlamentit bëhen sikur janë të devotshëm.
Bala e tha këtë në një status në profilin e tij në rrjetin social duke i’a shoqëruar foton ku shihen deputetët nga Mitrovica Armend Muja e Arjeta Fejza pranë xhamisë së Mazhiqit.
“Turpi i Kosovës dhe qytetit tonë Mitrovicë janë këta dy: Armend Muja & Arjeta Fejza, ju lutem mos dilni me ta foto e sidomos para objekteve fetare” ka shkruar ndër të tjera Bala.
Postimi i plotë:
Ne parlamentin e Republikës së Kosovës këta dy votojnë ligj kundër parimeve fetare, ndërsa jashtë parlamentin bëhën sikur janë besimtar të devotshëm, Turpi i Kosovës dhe qytetit tonë Mitrovicë janë këta dy : Armend Muja & Arjeta Fejza, ju lutem mos dilni me ta foto e sidomos para objekteve fetare.