-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoxhaj bisedon me komunitetin shqiptar në ShBA: Këto dy gjëra janë rreziku për Kosovën

Rekomandime

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së, për dialogun është se Kosova duhet tjetër aty ku është edhe Amerika. Ai gjatë një diskutimi virtual me Kongresin Pashqiptar Amerikan ka thënë se Qeveria e Kosovës është ende pa një platformë për këtë proces.

- Advertisement -

Ndër të tjera Hoxhaj, theksoi se PDK-ja e mirëpret një platformë të tillë të qeverisë në Kuvendin e Kosovës.

“Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Më tutje Hoxhaj tha se komunitetit shqiptar në Amerikë u ka folur edhe për dy rreziqet që ka në vetvete procesi i dialogut.

- Advertisement -

“E para, Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës. Dhe, rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje”, ka shkruar më tutje ai.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Edhe pse virtual, me Kongresin Panshqiptar Amerikan (KPA) patëm një diskutim shumë të ngrohtë dhe tejet përmbajtësor. Themeluesit dhe anëtarët e këtij kongresi i falënderova për angazhimin serioz dhe konrekt për shqiptarët gjithandej, posaçërisht për Kosovën dhe çështjen tonë. Përkundër sfidave të tyre, faktori shqiptar vazhdon të mbetet ndër më të rëndësishmit në Ballkan.

Duke folur për dialogun Kosovë – Serbi, unë ritheksova qëndrimin e PDK-së se Kosova duhet të jetë aty ku është Amerika. Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës, si përgjegjëse për dialogun, sot është pa një platformë që ngërthen në vete parimet, qëllimet, afatet kohore dhe vijat e kuqe të dialogut. PDK pret një platformë të tillë në Kuvendin e Kosovës, si vendin e vetëm ku duhet të flitet dhe të merren vendime në lidhje me këtë çështje.

Me Kongresin Panshqiptar diskutuam edhe për rreziqet që ka në vetëvete ky proces i dialogut.

E para, Kosova rrezikon të mbetet si një entitet territorial duke humbur kapacitetin e mirëfilltë për të qenë akter i barabartë si shtetet tjera – nëse Qeveria e Kosovës nuk e ka seriozisht anëtarësimin e saj në OKB. Kjo do të ishte humbje e një rasti historik për ta përmbyllur shtetndërtimin e Kosovës.

Dhe, rreziku i dytë që paraqitet është autonomia për serbët e Kosovës dhe statusin e ekstraterritorialitetit për Kosovën, që do të shkatërronte përbrenda shtetësinë tonë. Kjo do të forconte pozitën e shtetit serb në Kosovë, ngjashëm si në Bosnje.

Prandaj, duke parë sfidat, rreziqet dhe paaftësinë e Qeverisë së Kosovës për t’u ballafaquar seriozisht me këtë çështje, si kryetar i PDK-së kërkova edhe nga Kongresi Panshqiptar lobimin e mëtejshëm në Ëashington, si adresën historike në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.

Në fund, me Kongresin Panshqiptar Amerikan u dakorduam që të vazhdojmë thellimin e bashkëpunimit dypalësh drejt dy qëllimeve: Përfundimit të shtetësisë së Kosovës dhe afrimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit