0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hoxhaj: Kurti për 50 ditë e futi Kosovën në qorrsokak, kurse Qeveria Hoti është e lodhtë!

Rekomandime

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur për opozitarizmin e kësaj partie dhe qeverisjen e gjatë 12 vjeçare.

- Advertisement -

Ai ka folur për idenë që po qarkullon që një kohë të gjatë për hyrjen e PDK-së në qeveri. “Sikur edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, edhe sot e kemi qëndrimin e njëjtë se ne do të mbesim në opozitë”, ka thënë Hoxhaj.

Duke folur për reflektimin e PDK-së në opozitë, Hoxhaj ka thënë se ata janë në proces të profilizimit dhe të reflektimit të brendshëm.

“Kemi nxjerr një bilanc të qeverisjes sonë për 12 vjet dhe çfarë ndodhi në rrudhjen tonë, edhe pse rënia nuk ishte e madhe dhe dallimi me të tjerët është i vogël në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë Hoxhaj.

- Advertisement -

Hoxhaj më tej ka folur për zgjedhjet e ardhshme, të mundshme. “Tash duhet t’i shohim kërkesat e qytetarëve, sepse në çdo zgjedhje qytetarët kanë kërkesa dhe atyre nuk iu bën përshtypje se kush i ka fituar zgjedhjet paraprakisht”.

Ai tutje tha se në fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 6 tetorit, PDK-ja ishte sulmuar nga të gjitha subjektet politike.

- Advertisement -

“Ne si PDK, këtë kohë jemi duke e përdorur për të dalë me iniciativa të reja, por për shkak të pandemisë ne e kishim të pamundur t’i shfaqnim idetë tona për arsim, shëndetësi, ambient. Nuk kishim mundësi që këto ide t’i diskutojmë me anëtarësinë tonë”, ka thënë tutje Hoxhaj në RTK.

I pyetur për vlerësimin e ish Qeverisë Kurti dhe tash Qeverisë Hoti, Hoxhaj për qeverinë e parë tha se ishte qeveri pa program dhe që e dëmtoi Kosovën në raport me miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë.

“Ishte një qeveri pa program, e dërgoi vendin në qorrsokak dhe për herë të parë i prishi raportet me SHBA-në dhe BE-në. Sjellja e zotit Kurtit ishte kulmi në raport me sjelljen e dëmshme ndaj partnerëve. Nëse partnerët kanë qenë për rrëzimin e qeverisë, ne e kemi kryer punën e opozitës. Ndërsa sa i përket Qeverisë Hoti, atëherë mund të them se është qeveri e lodhtë”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit