-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hoxhaj thotë se Qeveria Kurti është e paaftë për ta menaxhuar situatën në Veri

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar situatën e fundit në veri të Kosovës, duke thënë se Qeveria e Kosovës dhe kryeminisitri Kurti janë të paaftë për ta menaxhuar situatën në Veri të Kosovës.

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, është shprehur se Serbia, vazhdimisht ka pretenduar dhe pretendon të përdorë situatat humanitare për të shkelur sovranitetin e Kosovës në këtë pjesë të saj, një gjë që Qeveria e Kosovës nuk po ndërmerr asgjë që ta pengojë.

Hoxhaj, ndër të tjera ka thënë se Qeveria duhet të ofrojë ndihmë edhe në atë pjesë të Kosovës, pa asnjë dallim, por sipas tij ajo një gjë të tillë nuk e bëri.

“Askush më shumë se Albin Kurti nuk ka shpërndarë kritika të pabesueshme për situatën në këto komuna për vite me radhë! Por sot as nuk del të jetë mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe as të njerzëzve atje!”, ka shkruar ndër të tjera Hoxhaj.

- Advertisement -

Shkrimi i plotë i Enver Hoxhajt:

Situata në komunat veriore, për javë me radhë po tregon se atje ka mungesë absolute të çdo rezonie shtetrore, paaftësi totale të Qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti për të menaxhuar situatën. Qeveria duhet të ofrojë ndihmë edhe në atë pjesë të Kosovës, pa asnjë dallim. Por, një gjë të tillë nuk e bëri.

- Advertisement -

Serbia, vazhdimisht ka pretenduar dhe pretendon të përdorë situatat humanitare për të shkelur sovranitetin e Kosovës në këtë pjesë të saj, një gjë që Qeveria e Kosovës nuk po ndërmerr asgjë që ta pengojë. Askush më shumë se Albin Kurti nuk ka shpërndarë kritika të pabesueshme për situatën në këto komuna për vite me radhë! Por sot as nuk del të jetë mbrojtës i integritetit territorial të Kosovës dhe as të njerëzve atje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit