11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hoxhë Ahmet Kalaja: Nuk përjashtohet mundësia që ndonjëri prej profetëve të ketë qenë nga shqiptarët

Rekomandime

Ahmet Kalaja, imam në njërën prej xhamive më të mëdha në Tiranë, ka thënë se pasardhësit e shqiptarëve, pellazgët, dyshohet se e kanë prejardhjen nga djali i njërit prej profetëve të njohur të fesë islame.

“Pellazgët thuhet se janë brezi i dymbëdhjetë nga djali i Nuhut a.s.”, ka deklaruar Kalaja.

- Advertisement -

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që ndonjë profet të ketë edhe prejardhjen nga shqiptarët.

“Nuk ka përjashtim që ndonjëri prej profetëve të ketë qenë nga shqiptarët. Zoti thotë në Kuran: “Çdo populli Ne i çuam një të dërguar”. Pra nuk është kushte që profetët të kenë qenë arab ose turq, evropianë apo aziatik”, ka deklaruar ai në emisionin Kojshia Show.

Ai thotë se nuk përmend në Kuran që ndonjë profet të ketë qenë shqiptar, por nuk përjashtohet si mundësi e tillë.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit