2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Hoxhë Drilon Gashi: Sharapova nuk u ankua se u prek nga magjia, motrat tona kalojnë kohën tek hoxha

Rekomandime

Teologu Drilon Gashi ka bërë një kritikë për gratë që frekuentojnë hoxhallarët për t’u mbrojtur nga magjitë.

Gashi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka bërë një krahasim mes tenisteve me renome botërore, përfshirë këtu edhe Maria Sharapova, për të cilat thotë se “kurrë nuk u ankuan se i kishte goditur syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to për shkak të admirimit të tij të fortë për to”.

- Advertisement -

“Merrini shembull tenistet me renome botërore si Naomi Osaka, Steffi Graf apo Maria Sharapova! Heroina të vërteta, të bukura, shtatëlarta, të pasura dhe me famë, që udhëtojnë në të gjithë botën. Ato kurrë nuk u ankuan se i kishte goditur syri i keq, magjia apo se një xhind banonte në to për shkak të admirimit të tij të fortë për to, pavarësisht se sytë e botës ishin të kthyera kah to, ashtu siç nuk u ankuan kurrë për xhelozinë dhe zilinë e grave të tjera ndaj tyre”, thuhet në postimin e hoxhë Gashit.

“Ndërsa motrat tona, familjaret dhe fqinjet tona të cilat kanë një bukuri të zakonshme, s’kanë as para, as palestër, as punë, as zanat, madje as ndonjë zgjuarsi të caktuar, e kalojnë kohën tek hoxha që bën rukje, yshtegjiu dhe magjistari, për t’i mbrojtur nga syri ziliqar i njerëzve që nuk e di pse ua kanë zili?! Ose nga ai xhindi që është i dashuruar me to dhe që i përndjek kudo që shkojnë”, potencon më tej ai.

“Ju lumtë magjistarëve, mullahave sharlatanë dhe diletantëve për fitimet që po korrin nga marrëzitë, iluzionet dhe absurditetet e shumë njerëzve në vendin tonë të varfër”, deklaron më tej teologu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit