2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Hoxhiq dorëzon ankesë në Supreme, thotë se do të ankohet edhe në mekanizmat jashtë Kosovës

Rekomandime

Adrijana Hoxhiq nga Lista “Ujedinjena Zajednica” (Komuniteti i Bashkuar) ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme.

Hoxhiq para mediave tha se vendimi i PZAP’së është i papranueshëm, dhe sipas saj do të varet nga përgjigja e Gjykatës Supreme se a është Kosova shtet ligjor.

- Advertisement -

“Ne sapo e dorëzuam ankesën në Gjykatë Supreme. Vendimi i djeshëm i PZAP’së është i papranueshëm sepse I shkel të drejtat themelore të qytetarëve që të votojnë sipas vullnetit. Unë besoj që ai vendim është sfidë për të gjitha institucionet dhe me përgjigjen që e marim nga Gjykata Supreme do ta shohim a është Kosova shtet ligjor apo joligjor”, tha Hoxhiq

Ajo tutje u shpreh se do të shfrytëzojnë mekanizmat ndërkombëtarë të drejtësisë nëse ankesa në Supreme nuk jep rezultat

“Do të shkojmë deri në fund, do t’i shfrytëzojmë të gjitha resurset brenda Kosovës nëse kjo nuk jep rezultate do t’i shfrytëzojmë mekanizmat edhe institucioneve jashtë vendit”, tha ajo.

- Advertisement -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesat e paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokrastska Stranka lidhur me rezultatet përfundimtare të shpallura nga KQZ për zgjedhjet e 14 shkurtit.

PZAP ka marrë vendim që të anulohen në tërësi votat për subjektet politike boshnjake në këto komuna: Zubin Potok, Shtërpcë, Ranillug, Garaqanicë, Partesh, Kollokot dhe Novobërdë.

- Advertisement -

Po ashtu PZAP ka anuluar pjesërisht votat për subjektet politike Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic dhe Koalicionit VAKAT.

Për subjektin politik Ujedinjena Zajednica Adrijana Hodzic i janë anuluar votat në Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë të Veriut.

Për koalicionin VAKAT janë anuluar votat në Leposaviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit