1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Hoxhiq e Duda Balje kapen keq: Kam me ta kallxu qejfin unë ty

Rekomandime

Kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe. Balje tha se iniciativa e Hoxhiqt është krijuar nga një plan i Listës Serbe.

- Advertisement -

“Unë nuk kam asgjë kundër Adriana Hoxhiqit. Unë muj me fol kjo munet me fol. Partia e boshnjakeve të Kosovës, e kemi bërë gati për me e qu rastin në Gjykatën Kushtetuese. Ardiana duhet me thënë diçka unë e mbroj veten. Tani Gjykata Kushtetuese vendos për këtë”, ka thënë Balje në emisionin “Frontal”, në T7.

Më tutje Hoxhiq tha se partia e Duda Baljes nuk ka punuar asnjëherë në interes të komunitetit të boshnjakëve.

“Unë asnjëherë nuk do të punojë në shërbim të akujt tjetër vetëm në shërbim të komunitetit tim. Ju keni punuar, ju nuk dini asgjë, ju keni jep kontribut zero. Keni bërë për vetveten”

- Advertisement -

Më tutje ajo i tha Duda Baljes se ka me ardh koha kur ajo do ta sheh se çfarë do të bëj Hoxhiq.

“Hajt se ka me ardh koha. Ta kallxoj unë qefin ty, se ka me ardh koha ki me pa qa ka me ba unë për Prizrenin”, ka thënë Hoxhiq.

- Advertisement -

Hoxhiq gjatë kësaj interviste e ka akuzuar Duda Balje, se ka gënjyer për lajmet që partia e Hoxhiqit bashkëpunon me Listën Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit