Disa huliganë serb kanë përdhosur flamurin kombëtar shqiptar në Tuz të Malit të Zi.
Në një video të mediumit serb “Novosti” shihet teksa një i ri i komunitetit serb ka mbuluar me ngjyrë të bardhë flamurin kuq e zi me shqiponjën dykrenare, raporton “Front Online”.
Për këtë veprim të shëmtuar bëhet e ditur se Policia e Malit të Zi ka arrestuar 10 persona.