Një pushues nga Kosova ka humbur jetën sot në plazhin e Velipojës.
Mediat në Shqipëri raportojnë se viktima ishte një 75-vjeçar, i cili ka shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte në ujë dhe ndonëse u nxor i gjallë në breg, ai ndërroi jetë pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.
Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Spitalit të Shkodrës.