2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Huqja e Hotit para ndeshjes Kosovë-Moldavi, e cila u editua shumë shpejtë!

Rekomandime

Kryeminsitri I Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një postim në lidhje me ndeshjen Kosovë – Moldavi.

- Advertisement -

Hoti ka qenë prezent në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku sonte do të përcillet edhe mesazhi “Bëhu zëri im”, në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë, Hoti në postimin e ndeshjes ka bërë një gabim të vogël, duke ia huqur emrit të stadiumit ku do të luhet ndeshja.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti iu referua stadiumit me emrin “Vadil Vokrri”, megjithatë ky gabim u përmirësua shpejtë – e duket që ishte teknik.Ai madje editoi të gjithë postimin, duke shtuar edhe disa fjalë.

- Advertisement -


“Djemve tanë sonte u urojmë suksese me thirrjen e DARDANËVE
#behuzeriim #bemyvoicePërjetova ndjesi të veçantë gjatë vizitës në Stadiumit Kombëtar “Fadil Vokrri” para ndeshjes Kosovë – Moldavi, e cila fillon nga ora 20:45, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Veçantia e kësaj nate vjen nga porosia dhe thirrja mbështetëse e DARDANËVE tanë #behuzeriim #bemyvoice, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Ne, Dardanët, thërrasim fuqishëm e njëzëri, sepse zëri yt është zëri im”, ka shkruar më pas Hoti në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit