1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Huqja e viti nga Kurti: Nënshkruan vendimin e Qeverisë ku emri i Avdullah Hotit figuron si kryeministër

Rekomandime

Qeveria e Republikës së Kosovës dje ka publikuar në faqen zyrtare vendimet e dala nga mbledhja e 21 prillit. Megjithatë në një prej vendimeve, duket se është bërë një lëshim teknik, meqë tek njëri dokument, në fund figuron emri i ish-kreut të Qeverisë, Avdullah Hotit, derisa nënshkrimi është vendosur nga kryeministri Albin Kurti.

- Advertisement -

Një lëshim i tillë është bërë tek vendimi ku aprovohet propozimi i Ministrisë së Arsimit që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të autorizojë ministren Arbërie Nagavci për nënshkrimin për financimin e një marrëveshje me Eras+ për Arsim të Lartë.

Dje Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 8-të ku kanë marrë edhe disa vendime të tjera të cilat mund t’i gjeni KËTU

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit