0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hykmete Bajrami përplaset me Albin Kurtin në mbledhjen e Qeverisë

Rekomandime

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti që sot në mbledhje të qeverisë ku do të raportohet për 100 ditshin e ka quajtur LDK’në parti të regjimit të vjetër që ka bashkëpunuar me presidentit për të ardhur në pushtet.

Bajrami ka deklaruar se pas mocionit kanë kërkuar nga LDK’ja që t’i lirojnë pozitat e ministrave, mirëpo, tha se një gjë e tillë nuk iu është lejuar nga kreu i partisë, Isa Mustafa.

- Advertisement -

Për ne si ministra të LDK’së kjo periudhë sidomos pas mocionit ka qenë jashtëzakonisht e vështirë para së gjithash ju e dini që të gjithë se ne të gjithë si ministra kemi kërkuar nga partia që të lirojmë pozitat mirëpo na u është kërkuar nga kryetari i partisë që në kohë të pandemisë të vazhdojmë punën dhe të mos bëjmë politikë”, ka thënë ajo.

Bajrami ka shtuar se nuk mund të konsiderohen të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë anëtarë të partisë së regjimit të vjetër.

“Andaj i nderuar kryeministër kërkoj mirëkuptimin tuaj sepse gjatë kësaj kohe jemi munduar që të japim maksimumin, Nuk mendoj se mund të konsiderohemi të suksesshëm nëse sipas jush i takojmë regjimit e një partie politike që qenka në mbrojte e së keqes e korrupsionit, na lejoni që të vazhdojmë punën siç e kemi bërë dhe të punojmë sipas ligjit, ashtu si kemi bërë nga dita e parë”, ka deklaruar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit