3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hyrja e mantelbardhëve serbë në Kosovë, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës

Rekomandime

Oda e Mjekëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim lajmin se konvoji me mjekë dhe infermierë nga Republika e Serbisë kanë kërkuar që të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës nën pretekstin e monitorimit të gjendjes shëndetësorë nëpër enklavat serbe.

IndeksOnline dje ka raportuar ekskluzivisht nga pika kufitare në Merdarë kur konvoji me mjekë, infermierë dhe teknik janë futur në territorin e Kosovës dhe janë shprendarë nëpër vende të banuara kryesisht me serbë.

- Advertisement -

Konsiderojmë se qasja e tillë është e papranueshme, marrë për bazë se veprimet të tilla janë duke shfaqur mosbesimin e hapur etnik dhe se shteti serb me veprime të tilla po tenton ta pasqyrojë shtetin, institucionet dhe profesionistët tonë si të pabesueshëm, papranueshëm apo në rastin më “humanitar” të pamjaftueshëm për të menaxhuar apo përkujdesur për qytetarët e vet joshqiptar.

Kështu janë duke u krijuar segregacione institucionale në mes të serbëve të Kosovës dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës me bekimin tonë”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve të Kosovës.

Ata kanë shtruar edhe disa pyetje për institucionet komepetnte.

- Advertisement -

1.Ne nuk kemi kapacitete për të monitoruar këta bashkëqytetarë tonë? Kemi dhe atë me bollëk!

2.Nuk dashkan mjekët tonë dhe apo institucionet tona të bëjmë detyrën e tyre?

- Advertisement -

Jemi të gatshëm dhe pa asnjë paramendim!

3.Mjekët tonë janë të padijshëm apo të pakët në numër?

Dija jonë është e mjaftueshme për të gjithë dhe kemi 600 mjekë të papunë dhe vullnetarë po ashtu edhe 100 specialistë të papunë!”, thuhet në reagim.

OML kërkon nga autoritetet kompetente që të jenë të vëmendshëm në raport me menaxhimin e situatave të tilla që cenojnë sistemin shëndetësor dhe zbatimit të ligjit sipas në trajtimit të barabartë dhe denigrojnë kredibilitetin e mantelbardhëve tonë jo serbë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit