-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Kërkohet shkarkimi i drejtorit të Policisë

Rekomandime

Komisioni kuvendar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka debatuar për hyrjen e xhandarmërisë në fshatin Karaçevë.

Më i zëshmi ka qenë deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i cili ka kërkuar përgjegjësi, konkretisht shkarkimin e drejtorit të Policisë.

- Advertisement -

“Le të dihet, se drejtori i Policisë nuk e kryen detyrën e vet, duhet me u shkarku dhe duhet me dhënë përgjegjësi”, tha Berisha.

Por deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se problemi me Karaçevën nuk zgjidhet me një veprim të policisë.

Sipas tij, atje gabimisht po quhet zonë neutrale, sepse sipas tij ajo pjesë i takon Kosovës.

- Advertisement -

Atje ka vazhdu të mbetet një zonë neutrale, që faktikisht nuk është e tillë. Sa i përket mungesës së ministrit dhe informacionit të mjaftueshëm, unë mund të them se po mungon komunikimi me institucionet. Nëse ndërhynë policia atje, shteti duhet me reagu sikur është shkelë territori”, tha ai.

Deputeti Bekë Berisha, tha se këto gjana duhet të identifikohen, jo vec nga AKI-ja dhe policia kufitare dhe nuk duhet me fut kokën në zallë.

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se e kam pyet KFOR-in, kam qef me vet çka i kanë thënë KFOR-i. Ajo ushtri ka bërë krime në Kosovë, gjenocid i ka tmerruar njerëzit aty. Ka rastis unë me qenë në pushtet, çka po me vynë pushteti kur tmerrohen fëmijët në një katun në Kosovë. Njerëzit në institucione, sidomos drejtori i Policisë së Kosovës nuk duhet me i bishtnu kësaj pune”, ka thënë Berisha.

Kurse deputeti i VV-së, Mefail Bajçinovci, ka thënë se ai ka qëndruar në Karaçevë dhe qytetarët atje i kanë thënë se nëse xhandarmëria serbe hynë sërish atje, nuk do të rrijnë duarkryq.

Qytetarët e atij vendi më kanë thënë se nuk do të rrinë duarkryq”, ka deklaruar ai.
Kurse deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka propozuar që anëtarët e Komisionit të shkojnë në Karaçevë dhe të marrim informacionet nga dora e parë.

Ai ka thënë se duhet të ftojnë edhe ministrin e Brendshëm, ministri i Mbrojtjes, komandanti i FSK-së dhe drejtori i Policisë për të raportuar për këtë çështje.

Reçica tha se assesi nuk duhet të lejojnë që qytetarët ta marrin situatën në dorë, por të veprojnë institucionet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit