4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Hyrja turko – arabe e “Qendrës Kulturore Shqiptare” në Vjenë: A jemi ne popull i dështuar?

Rekomandime

Shkruan Fahri Xharra sipas postimit të Arber Ahmetit

- Advertisement -

Është shumë e lehtë që të arrihet në një përfundim që ne jemi popull i dështuar dhe se nuk dimë të bëjmë dhe të mbajmë shtet, po flas pa përjashtim për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shkas për shkrimin e këtyre rreshtave ishte postimi i Arber Ahmetit i cili me një dëshpërim të madh e bën një paralajmërim se shqiptarëve po iu kanoset një rrezik i madh për të ardhmen e tyre. Ne jemi shumë të pa mend dhe mendojmë që nuk mundet pa ne, por harrojmë që jemi të përcjellë dhe të vrojtuar jo vetëm nga populli i atij shteti ku jetojmë (në Europë ) por eshë nga shërbimet sekrete të atij shteti si dhe të armiqve tjerë si Serbia, Rusia, Greqia. Kur ta lexoni shkrimin, duhet ta pyesni vetën se po të ishit austriak ( me që është fjala për Austrinë) nga cila an ë do të anojshit , nga ana serbe qendrat e tyre të kulturës ( shikoji fotot ) apo nga ana shqiptare ( shikoni fotot ). Nëse neve nuk na japin viza si Kosovë apo Shqipërinë nuk e pranojnë në BE, mos e kërkoni fajtorin tjetërkund , por vetëm ne vetvete.

T ‘isha i “ madh “.në qeverinë e Kosovës , mbrenda një afati të caktuar i kisha tërhequr të gjithë ambasadorët dhe konsujt e deri tashëm, dhe i kisha zëvendësuar me të rinj , të cilët nuk kanë lidhje me të kaluarën ushtarake të Kosovës.. Ata që i kemi dërguar nuk e kanë dhënë asnjë “provim “ të pjekurisë shtetërore e as kombëtare. Na duhen ndërrime shumë të mëdha që të dalim faqebardhë nga kjo katrahurë kombëtare. Ç `na duhet një ambasador i cili nuk e bëri një ‘ bum” në të mirë të mirë të Kosovës. Ambasadorët dhe konsujt nuk guxojnë dhe nuk duhet të jenë domosdoshmërisht anëtarë “besnik “ i ndonjë partie politike të Kosovës Nga Blerim Latifi po citoj : “Në vitin 1946 Fan Noli i shkruante Enver Hoxhës për partizanin Tuk Jakovën, i cili ishte dërguar si përfaqësues diplomatik i Shqipërisë në New York:

- Advertisement -

“Sa për tani, nuk më mbetet veçse t’ju qahem juve, që na derguat këtë kërcu të pagdhendur. Për të nisur, Koloneli nuk di shqip, as gegërisht as toskërisht; Në çdo dialekt që i flisja ay nuk me merrte vesh nga shkaku që është një budalla pa kulturë. Kurrë në jetën time nuk jam dëshpëruar aq sa kur pashë këtë njeri si përfaqësonjës të Shqipërisë së Re. Me gjithë këtë, posa arriu në New York, i blatova ndihmën time, dijen time, dhe eksperiencën time pa kondita, pa rezeva, dhe pa pritur as ndonjë shperblim, as ndonjë memuriet. Po ay më shikonte shtrembër me mosbesim instiktiv të barabarit kundrejt njeriut të mësuar…”. E shihni se çka do të të thotë një “ partizan “ në një diplomaci ndërkombëtare ?


Pse nuk na njeh bota ? Nuk na njeh se nuk e kemi as një qendër kulturore shqiptare, ku do të pasqyrohej bota e civilizuar shqiptare ( nëse jemi të civilizuar ? ), me krijime letrare , shembuj arkeologjik , vepra arti nga e kaluara dhe e tashmja . Ne nuk jemi as turq as sllav, e kemi historinë tonë të lashtësisë , të cilën na e ka lakmi bota

- Advertisement -

Lexojeni postimin e Arber Ahmetit, të një zëri të vetmuar nga diaspora shqiptare :

( “Na Komuniteti i deshtum shqiptar, vit per vit prej diaspores i kerkojme Ministrise se Puneve te Jashtme para per me qit flija dhe me organizu konferenca sa me u vesh me kravata, pa mberri me e kapitalizu kapacitetin qe e kemi ne dicka te qendrueshme qe edhe i sherben komunitetit edhe e perfaqeson denjesisht ate. Ne anen tjeter shume te suksesshem jemi ne qitjen e fallit politik, venerimit gjeostrategjik, rrezimit te – dhe zgjedhjes se Presidentave Amerikan e dergatave te tyre, por nje qender te mirefillt nuk jemi ne gjendje me e bo.

Ketu poshte eshte qendra serbe ne Vjene, ku komuniteti serb ka kriju hapesire ku gjendet letersia e tyre edhe ne gjuhen ametare edhe te perkthyer, ku mund te krijohen klube te leximit e mbahen aktivitete te ndryshme ne sferen e kultures

Fotoja tjeter eshte i ashtuquajturi “Qendra Kulturore Shqiptare Vjene” ku mundemi me shku me u fal 10 here ne dite, me pi qaj dej t’na ushton kryt prej tensionit e reumes, me gjete pune ne baushtella me te njofshem – normal ne te zezen, me e lane me shku ne muzike ne t’16 bezirk dhe potencialisht me prodhu xhenetli a terrorista. Hajde JASHA komuniteti e diaspora ma e mire ne bote. (shkruan Arber Ahmeti )” )

Shikoni se si organizon një shtet i mençur qenderen e saj kulurore në Vjenë !

Qendra Kulturore Serbe në Vjenë A jemi për tua vajtuar ? Poooooo. A kishte të drejt Fan Noli kur qahej te Enver Hoxha ? Po unë dhe Arber Ahmeti kujt ti qahemi ?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit