-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hyseni qetëson skeptikët, thotë se SHBA do të jetë me Kosovën gjatë gjithë procesit të dialogut

Rekomandime

Koordinatori Shtetëror pë Dialog, Skënder Hyseni, ka bërë të ditur se është takuar sot në Bruksel me Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Filip Reeker.

- Advertisement -

Hyseni bën të ditur se kanë patur një bisedë miqësore me fokus dialogun Kosovë-Serbi.

“Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse” shkruan Hyseni raporton Gazeta Blic.

Kujtojmë se nga Partia Demokratike e Kosovës ka patur vazhdimisht kritika për mosprezencën e SHBA-ve në dialog.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, mikun tim të kahmotshëm, Philip Reeker.

- Advertisement -

Gjatë këtij takimi shumë të përzemërt, me ambasadorin Reeker bëmë një bisedë të hapur rreth zhvillimeve në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë në dialogun e rinisur midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Krahas BE-së, theksova se roli I SHBA-ve në këtë process është i pazëvendsueshëm.

Mirëprita përkushtimin e palëkundur amerikan në përkrahje të dialogut dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me ne përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.
Skender Hyseni

Pata knaqësinë të takoja sot në Bruksel Asistent Sekretarin Kryesor për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të…

Gepostet von Skender Hyseni am Freitag, 24. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit