2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Hysni Gucati: Ja çka kishte në dosjet e Gjykatës Speciale

Rekomandime

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë se dosjet që kanë ardhur në zyrat e OVL të UÇK-së, janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale në të cilat figurojnë shumica e emrave të dëshmitarëve.

Sipas tij, këto dosje konfidenciale kanë dalë nga zyrat e Gjykatës Speciale, prandaj këtu shihet edhe serioziteti dhe niveli i kësaj gjykate që në parim ishte dashtë të ndiqet penalisht për veprimet që i ka bërë, por edhe për rrezikimin e dëshmitarëve që gjenden në këto dokumente, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

Disa muaj para se këto dokumente të vinë tek ne nga dikush i panjohur e që organet e sigurisë po të donin e kishin kapur në flagrancë pa kurrfar problemi, Gjykata Speciale e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po bënë presion në Gjykatën Speciale.

Poashtu Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte ndërhyr direkt në ndalimin dhe pengimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të mos merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte paraparë të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“Thaçi ishte i ftuar dhe e kryesonte Kosovën në këto bisedime. Ky akt që e ndrmori Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit, tregon qartë se Gjykata Speciale është pjesë e ingranimeve politike dhe se indirekt e mban anën e Serbisë.

- Advertisement -

Edhe ashtu Gjykata Speciale, nënkupton Gjykatën e Kosovës me Dhoma të Specializuara në Hagë, me prokuror dhe gjykatës ndërkombëtarë, me polic dhe hetues të huaj si dhe me përkthyes të huaj.

Gjykata në fjalë edhe porositë për akuza i merr në serbi, nuk është e pavarur”.

- Advertisement -

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit