2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

I çmenduri Shesheli kërcënon përsëri: Kur të vij aty do të bëhet gjaku deri në gjunjë

Rekomandime

Krye radikali serb Vojislav Seselj, po bëhet edhe më i lemerishëm, e kërcënimet këtë i ka drejtuar jo një gazetari, por një redaksie të tërë. Ai kërcënoi redaksinë e gazetës serbe Blic pasi guxuan ta pyesin për xhipin e ri që e bleu, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kërcënime të turpshme, fyerje, sharje janë të zakonshme të dëgjohen nga kreu i Partisë Radikale të Serbisë, Vojislav Seselj. Ai këtë fit e kishte nisur duke e sharë në vdekje një gazetarë të ndjerë serb, pasi nuk i pëlqente raportimi i tij.

Këtë javë ai kishte një debat të egër, mos të themi plot të shara e kërcënime me deputetin liberal serb nga Vojvodina, Nenad Canak.
Çka e nxiti këtë reagim të sotëm ishte se redaksia e Blic e kishte pyetur për pazarin e tij për xhipin e ri që thuhej se 140 mijë euro.

Blic dje kishte provuar të nxirrte përgjigje për nga Vojislav Seselj në lidhje me blerjen e kësaj veture të re luksoze mes tjerash edhe për mënyrën e financimit, si për atë se si është të vozitet në luks të tillë.

- Advertisement -

Biseda kishte rrjedhur si më poshtë me deputetin serb Seselj.

Seslej: Përse më keni thirrur? Çfarë doni?

- Advertisement -

Blix: Nëse mundeni të nam përgjigjeni në disa pyetje. Kur dhe si e keni blerë xhipin?
Seselj: Nuk dua të përgjigjem.

Blic: Pse nuk doni të përgjigjeni në lidhje me veturën?.

Seselj: Nuk jap deklarata për Blic. Kur të vij tek Blic, do të bëhet gjaku deri në gjunjë.

Pas këtij kërcënimi Seselj e kishte ndërprerë lidhjen. E gjithë kjo mund të mos jetë befasi pasi bëhet fjalë për njeriun i cili shpërndanë të shara e kërcënime sikur të ishin përshëndetje. Për këtë arsye edhe ju mbyll llogaria e tij personale në rrjetin social Twitter për përhapje të gjuhës së urrejtjes të pamohueshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit